Komuna e Prishtinës ka falënderuar Brigadën e Zjarrfikësve të kryeqytetit për reagimin e shpejtë dhe shembullor ndaj zjarrit që kaploi sot një pjesë të Qendrës Tregtare në lagjen Bregu i Diellit.
Në reagimin e Komunës thuhet se zjarri u lokalizua 23 minuta pas alarmit, përcjell Arbresh.info.
“Reagim i shpejtë dhe shembullor! Sot, rreth orës 16:53, është raportuar për një zjarr në një pjesë të Qendrës Tregtare në lagjen Bregu i Diellit. Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Brigadës së Zjarrfikësve të Kryeqytetit, zjarri u lokalizua dhe u vu nën kontroll plotësisht deri në ora 17:15 – vetëm pak minuta pas alarmit. Një falënderim i veçantë për Zjarrfikësit tanë heroikë, të cilët me vendosmëri, përkushtim dhe profesionalizëm mbrojtën jetën dhe pronën e qytetarëve”, thuhet në postimin e komunës.
“Gjithashtu, falënderojmë Policinë e Kosovës për ndihmën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë gjithë ndërhyrjes. Qyteti është më i sigurt falë jush”, thuhet më tej në reagim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit