Me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për familjet në nevojë, Komuna e Prishtinës njofton se ka realizuar një investim të rëndësishëm në dy lagje të qytetit: në Hajvali dhe te “Fusha e Pajtimit”.
Sipas njoftimit, investimi është realizuar përmes bashkëfinancimit me Fondin për Efiçiencë të Kosovës dhe ka përfshirë ndërhyrje në ndërtesat kolektive, si: ndërrimi i dritareve, izolimi termik i objekteve, instalimi i pajisjeve për ngrohje dhe ftohje, si dhe rregullimi i kulmeve.
“Përveç përmirësimit të kushteve të banimit, projekti ka ndikuar edhe në uljen e ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, duke e bërë jetesën më të qëndrueshme dhe më të përballueshme për këto familje”, ka deklaruar Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.
“Ky është një shembull i qartë se si investimet në efiçiencë energjetike shkojnë përtej kursimeve – ato përkthehen në dinjitet, drejtësi sociale dhe barazi për të gjithë qytetarët”, shtoi Rama gjatë vizitës së tij në terren./Arbresh.info/

Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...