Komuna e Ferizajt dhe ajo i Gjilanit në shenjë falënderimi kanë nderuar të enjten me mirënjohje përfaqësuesit e kompanisë amerikane KBR, për kontributin që kjo e fundit ka dhënë në punësimin e mijëra të rinjve nga rajoni i Ferizajt fillimisht në kampin Bondstill e më vonë edhe në shtete tjera si në Irak dhe Afganistan.
Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka vë në dukje se kjo kompani me punësimet që ka bërë ka ndikuar në mirëqenien e qytetarëve të Ferizajt dhe më gjerë.
“Punëtorët e vyeshëm shqiptar të KBR-së me punën e tyre jo vetëm që kanë rritur imazhin pozitiv të shqiptarëve nëpër botë dhe kanë ndikuar në rritjen e mirëqenies ekonomike për vete dhe për familjaret e tyre si dhe për zhvillimin e Ferizajt dhe të Kosovës. Por, ka ndikuar në ndryshimin pozitiv të kulturës dhe qasjes ndaj punës si pasuri dhe vlerë përmes përvojës që kanë fituar në bashkëpunim me amerikanet dhe njerëzit anglofon”, ka thënë Svarqa, për të shtuar se përvoja e fituar në këtë kompani do të shfrytëzohet pozitivisht në vendlindjen e tyre në Ferizaj.
“Përvojë për të cilën natyrisht të gjithë ne kemi shumë nevojë. Ju falënderoj në emër të qytetarëve të Feriz ajt juve president i KBR-së dhe të gjithë juve për atë që keni bërë dhe për atë që do të bëjmë bashkë”, ka thënë Svarqa.
Edhe nënkryetari i Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj kompanie, duke thënë se edhe Gjilani ka qenë përfitues nga ky bashkëpunim me KBR dhe nisur nga kjo sipas tij, ky bashkëpunim ka rezultuar me rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e gjithëmbarshme të shtetit.
“Mund të themi se jemi më fat që jemi pjesë e këtij rajoni të Kosovës, pasiqë komunat tona ishin pjesë përfituese të projekteve me rëndësi të mëdha. Një numër i madhe i qytetarëve të Gjilanit u përkrahen nga kjo kompani përmes punësimit e cila ndikoj në përballjen më të lehtë me situatën e krijuar pas lufte”, tha Kadriu.
Presidenti i KBR-së, Andrew Pringle, në anën tjetër është shprehur falënderues për mirënjohjet, teksa ka thënë se është i habitur me ndryshimet që kanë ngjarë brenda periudhës 16 vjeçare në Kosovë. Ai ka thënë se gjatë viteve 1999-2000 ka udhëtuar shumë brenda dhe jashtë Kosovës dhe ajo që e ka bërë të ndihet i befasuar janë ndryshimet, rrugë të mira dhe akomodime të mira gjatë rrugës.
Tutje ai ka shtuar se dje ka takuar punëtorët lokal në kampin Bondstill dhe pavarësisht profesioneve të tyre që bëjnë aty bëhet fjalë për një akademi trajnuese.
“Dhe nëse ne ju ndihmuam juve që të bëni më të mirë në përgatitjet tuaja profesionale, ju do të shikoni mbrapa dhe do të mendoni për KBR me një sinqeritet me një dashuri për ne”, tha Andrew Pringle.
Në këtë organizim ishin të pranishëm edhe një numër i madh i punëtorëve që kishin qenë pjesë e kësaj kompanie me vite, ndërsa u tha se pas luftës në këtë kompani kanë qenë të punësuar rreth 6 mijë persona nga Ferizaj dhe rrethina, të përfshirë në projektin e ngritjes së kampit më të madhe të KFOR-it Bondstill.
Vitinha: Lojtari që më ka frymëzuar më shumë është Iniesta
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Kjo është top-pesëshja e kandidatëve më të votuar nga secila...
Mbi 26% e votave të numëruara, 10 më të votuarit në LVV
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë Kosovës, policia je...
Ukraina mohon sulmin me dron në rezidencën e Putinit