U.d. ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashi.
Në këtë takim u bë e ditur se Misioni i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ka ndihmuar Kryqin e Kuq në Kosovë me një mijë pako, të cilat u dedikohen familjeve në nevojë, në veçanti ato të cilat janë të prekura nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19, transmeton arbresh.info.
Po ashtu, në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Me këtë rast, Sveçla, falënderoi KNKK-në për ndihmën e dhënë në këto kohë të vështira për vendin tonë./arbresh.info

ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...