Komiteti LIBE voton PRO liberalizimit të vizave për Kosovën

13:01 | 12 Janar 2023
A Z

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Cështje të Brendshme, që shkurt njihete dhe si LIBE, i Parlamentit Evropian, në pikën për Kosovën që ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave, ka votuar me shumicë dërmuese PRO.

Ky është votimi i parë në vargun e votimeve që pritet të ndodhin në javët në vijm, e që do të çojnë deri te vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qyetetarët e Kosovës.

Pas votimit në Komitetin LIBE, testi për liberalizimin e vizave duhet të votohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Në fund, duhet të votojnë edhe ministrat e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, kur edhe përfundojnë procedurat e votimit dhe vendimi shpallet në Gazetën Zyrtare.

Sipas vendimit tashmë të dakorduar, qytetarët e Kosovës do gëzojnë lëvizjën e lirë pa viza, paralelisht me funksionalizimin e sistemit informativ evropian ETIAS, e në çdo rast, kjo do të ndodhë jo më vonë se më 1 janar të vtiti 2024.

Shpërndaje në rrjete sociale