Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e informoi për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, sundim të rendit dhe ligjit dhe avancimin e proceseve tjera integruese euroatlantike.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi përkrahjen e pa rezervë të Qeverisë së Kosovës për pavarësinë e plotë në vendimmarrje të sistemit gjyqësor në tërësi, dhe Gjykatës Kushtetuese, si gardian i kushtetutshmërisë në Republikën e Kosovës, në veçanti.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu rëndësinë që ka për Kosovën anëtarësimi në Komisionin e Venecias dhe angazhimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare e rajonale.
Kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e Komisionit të Venecias për proceset në Kosovë.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...