Në shenjë pakënaqësie për bllokimin e punës së Kuvendit dhe ndikimin e kësaj situate në mbrojtjen e fëmijëve, Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF do të organizojë një aktivitet simbolik me moton: “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”.
Aktiviteti do të mbahet më 23 maj 2025, nga ora 10:45 deri në 11:00, në Sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë, përpara ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas KOMF, qëllimi i këtij aktiviteti është të nxisë reflektim dhe përgjegjësi institucionale nga ana e deputetëve, përballë realitetit të rëndë me të cilin përballen shumë fëmijë në vend.
Bllokada politike, sipas organizatës, po e pengon miratimin e shumë politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e fëmijëve.
“KOMF kërkon që deputetët të reflektojnë mbi peshën e përgjegjësisë së tyre. KOMF konsideron që deputetët duhet të marrin përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe ligjore për të vepruar urgjentisht për garantimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Çdo vendim që dështojnë apo vonojnë ta marrin për fëmijët, është një barrë që e paguajnë fëmijët me shëndetin, mirëqenien dhe shpesh jetën e tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë