Derisa kryesuesi i Kuvendit të Drenasit, Naim Bazaj nga PDK, shprehet i sigurt se do ta mundë në zgjedhje kandidatin e preferuar nga Kadri Veseli (Ramiz Lladrovcin), kandidati tjetër i pavarur, gjithashtu nga PDK-ja, Xhavit Drenari, është ankuar në komandantë, deputetë dhe anëtarë të PDK-së, se po bëjnë trysni mbi të për t’u “bashkuar” me Ramizin, shkruan sot, gazeta Zeri.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Ladrovci, konkurrencën më të fuqishme do ta ketë pikërisht nga anëtarë të PDK-së, të cilët si të pavarur kanë kandiduar për postin e të parit të Drenasit. Të tjerët, Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajli (Nisma),Vehbi Berisha (Partia Fjala), Elmi Thaçi (AKR) dhe Rrahim Elshani (i pavarur) nuk shihen si kandidatë të denjë për ta mundur Lladrovcin.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka siguruar se zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit do t’i fitojë bindshëm PDK-ja, përkatësisht kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci. “Do të jemi parti shtetformuese e Kosovës”, ka thënë Veseli.
PDK-ja ka vazhduar fushatën nëpër oda të komunës së Drenasit, ndërsa një e tillë është zhvilluar në një odë në Gradicë, në të cilën deputeti Shaip Muja, i cili kishte dalë si i pavarur, shihet të jetë kthyer në PDK dhe në këtë mënyrë ka bërë fushatë për Ramiz Llaadrovcin. Sikurse shefi i tij, edhe Lladrovci ka pohuar se do të jetë fitues i zgjedhjeve në Drenas dhe se ka përkrahjen e plotë të strukturave të partisë, të intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve të Drenasit…
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK