Rrustem Mustafa i njohur me nofkën Remi, që ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën e Llapit, ka thënë se puna Gjykatës Speciale nuk do të jetë me UÇK-në, por me krimet që kanë ndodhur pas luftës, ato të cilat po e pengojnë zhvillimin e Kosovës.
“Gjykata Speciale do të ketë punë më shumë me krimin e organizuar sidomos me atë ekonomik i cili ka bllokuar proceset zhvillimore në vend”.
Ai ka thënë se ndërkombëtarët janë të vetëdijshëm për pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe se Specialja do të jetë vetëm në dobi të vendit.
“Në Kosovë, nga ana jonë nuk ka ekzistuar asnjë plan për krime lufte. Bota demokratike e di këtë”.
“Duke lejuar mundësi, janë përdorur mekanizmat e shtetit për të krijuar kapital të madh në duar të njerëzve jo meritor, monopole të cilat kanë deformuar tregun dhe kanë dëmtuar iniciativën e lirë”.
“Ligjshmëria duhet të shtrihet në vendin tonë dhe kjo nuk mund të bëhet pa veprimin e një mekanizmi gjyqësor të modelit perëndimor”.
“Unë besoj se kjo do të ndodhë, pra, do t’i hapet rruga zhvillimit të vendit dhe perspektivës për qytetarët tanë”.
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...