Kanun Veseli, zyrtari policor nga Ferizaj i ka kushtuar një poezi polici të ndjerë, Muhamet Likës.
BUZËQESHJA E FUNDIT
Në Kaçanik ra natë e ftohtë, rrugët i mbuloi terr i zi.
Heshtja zgjatej si mallkim, në zemra u shua çdo gëzim.
“Nesër takohemi!” – tha me shpresë, me buzëqeshje, me dritë në sy, pa e ditur se nata e egër tinëz po e priste në errësirë.
Me hapa të lehtë u nis ngadalë, te gruaja e vet që e priste me mall. Nata e pabesë, e pamëshirë, ia preu ëndrrën asaj! Dy krisma… një britmë… një frymë e fundit… Trupi i tij ra si lis!
Ajo më nuk pret te dera, s’ndien më hapat e tij. Lotët rrjedhin mbi pragun e zbrazët dhe heshtja ia mbështjell shpirtin e ngrirë.
Hija e tij mbeti kujtim e shtrati mbeti pa frymë, pa zërin dhe ngrohtësinë e tij. Muhamed Lika – ky emër i skalitur mbi gurin e ftohtë, do të nderohet përjetë e mot.
Kanun Veseli 02.04.2025
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit