Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë përmes Zyrës së Kosovës në Beograd ka kërkuar të krijohen kushtet që monitorues të kësaj organizate ta vizitojnë Drejtorin e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi i cili po mbahet i paraburgosur në burgun në Nish.
“KMDLNj ka kërkuar nga Valdet Sadiku që si udhëheqës i Zyrës së Kosovës në Beograd të ndihmojë monitoruesit e KMDLNj- së në mënyrë që të krijohen kushtet për vizitë”, thuhet në komunikatën e KMLDNJ-së.
Sipas njoftimit mandati i KMDLNj -së është të vizitojë personat e privuar nga liria në territorin e Kosovës sikur edhe në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, në rast se sigurohet leja dhe ky monitorim i mbështetur nga KFOS përfshinë vetëm shtetasit e Kosovës që mbahen në paraburgim apo janë në vuajtje të dënimit në këto shtete.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...