KMDLNJ dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me të cilën parashihet që KMDLNJ do të marrë në punë praktike studentë të UP-së çdo tre muaj.
Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UP-së, Marjan Dema dhe drejtori i KMDLNJ –së, Behxhet Shala.
Studentët që do të jenë pjesë e punës praktike në KMDLNJ sipas kësaj marrëveshje do të jenë nga Fakulteti Juridik, Filologjik, Filozofik dhe fakulteteve të tjera.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe KMDLNJ-ja, përmes një komisioni të përbashkët, e bëjnë përzgjedhjen e studentëve çdo tre muaj.
Me rastin e përzgjedhjes së studentëve për punë praktike vullnetare, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe KMDLNJ do të marrin parasysh notën mesatare të studentëve.
Angazhimi në punë praktike është vullnetar. Në fund të periudhës së angazhimit, KMDLNJ bën vlerësimin e punës së praktikantëve dhe bazuar në këtë vlerësim lëshon certifikatë për punën praktike të kryer nga studentët.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin