Ekipi i gazetës “Zëri” ka qëndruar në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK në kohën kur shumica e kardiologëve të kësaj klinike po gjykoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Derisa mjekët po gjykoheshin, pacientët po endeshin korridoreve të spitalit.
Një teknik bashkë me kolegun e tij futen në një dhomë pacientësh në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në atë kohë, shumica dërrmuese e mjekëve të Klinikës gjendeshin në gjykim, në procesin gjyqësor të njohur si rasti “Stentat”, ku po akuzohen 64 persona prej të cilëve shumica janë kardiologë.
Kur ekipi i gazetës “Zëri” ka pyetur teknikun e ri në moshë nëse mund të gjendej ndonjë kardiolog në repart, ai në buzagaz ka kthyer dorën kah gjoksi i tij.
“Sot unë jam çka të dush këtu…”, ka thënë ai në të qeshur, duke drejtuar ekipin e gazetës në drejtim të një dhome ku gjendej doktoresha Aurora Bakalli…
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa
Ndryshime në diplomaci, riformatohet shërbimi i jashtëm, kus...
Kylian Mbappe jep shenja se kë e do si trajner të Real Madri...
Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK-në gjeneroze, zgj...