Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se nuk është në dijeni se nëse Driton Goxhaj, i arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale për pengim të drejtësisë, është veteran i luftës së UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Klinaku ka thënë se përveç që nuk di se a ka qenë veteran i luftës ai ka thënë se i njëjti nuk ka aplikuar për këtë status.
“Së pari, Dritan Goxhaj nuk e di se është veteran i luftës së UÇK-së dhe as që ka aplikuar për një status të tillë’, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Klinaku ka pohuar se arrestimi i të pandehurit është bërë padrejtësisht me akuza sikurse të Haradinajt e Gucatit.
“Së dyti, unë reagimin e kam bërë ndaj Gjykatës Speciale e cila ka arrestuar padrejtësisht një qytetar shqiptar me akuza sikur të shokëve Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, për gjërat që iu kanë rrjedhur si skandale dhe i kanë bërë publike vet Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë”./Arbresh.info/
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...