Avdullah Hoti sot do të dorëzojë zyrtarisht detyrën e tij të kryeministri i zgjedhur Albin Kurti sipas protokollit shtetëror.
Pranim- dorëzimi i detyrës, pritet të bëhet në ora 10:00.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info zyra e kryeministrit në largim, Avdullah Hoti.
E pikërisht, Hoti mbrëmë ka thënë se ka përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët e kryera gjatë qeverisjes së tij.
“Kryeministrit të ri do t’ia dorëzojë informatat e plota për procesin e integrimit evropian, për nivelin e zbatimit të MSA-së, për programet IPA që i kemi zhvilluar, për diskutimet që i kemi bërë veç e veç me vendet e Bashkimit Evropian në procesin e liberalizimit të vizave. Do t’i dorëzoj informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë të angazhuar, dakordimet e miqve tanë ndërkombëtarë. Do t’i dorëzoj informatat për marrëveshjen e Uashingtonit”, u shpreh Hoti.
Kujtojmë se deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendi të Kosovës dje me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim zgjodhën Qeverinë e re të drejtuar Albin Kurti./arbresh.info/
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës