Partia Euroatlantike e Kosovës ka dorëzuar listën e saj me kandidatë për deputetë.
Kësaj liste i prinë kryetari i partisë Milaim Zeka, ndërkaq përbën edhe 45 kandidatë për deputetë.

Milaim Zeka më 29 qershor të ketij viti ka prezantuar edhe zyrtarisht partinë e tij të quajtur Partia Euroatlantike e Kosovës ku morën pjesë themelues të tjerë të këtij subjekti politik, deputetë të partive të tjera dhe të ftuar të tjerë.
Ai kishte përmendur se prioritet për partinë e tij do të jetë investimi në arsim dhe shëndetësi si dhe përkrahje për bizneset përmes heqjes së disa obligimeve ndaj shtetit.
Në prezantimin e Partisë Euroatlantike të Kosovës e pranishme ishin edhe deputetët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Nait Hasani.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...