Policia e Kosovës ka dal me një njoftim për gruan që ra nga ura e re mbi lumin Ibër mbrëmë.
Në njoftimin e lëshuar, tregohet se falë reagimit të shpejtë të policisë, u shpëtua gruaja që kishte rënë në lumin Ibër.
Gjendja e saj tash është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë:
Falë reagimit të shpejtë të policisë, një qytetare shpëtohet nga lumi Ibër
Mitrovicë, 2 janar 2026
Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë është njoftuar se një person e gjinisë femërore ndodhej në rrezik pasi kishte rënë në lumin Ibër, në afërsi të urës së re në rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë.
Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe në shtratin e lumit Ibër kanë gjetur një qytetare në gjendje të rënduar shëndetësore, të cilën kanë arritur që ta tërheqin nga uji dhe të evitojnë rrezikun.
Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Sipas deklaratës së viktimës, ajo kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në lumin Ibër. Njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Basha bën homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendi, Nex...
Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosov...
Nis numërimi i votave me postë nga diaspora
Tragjedia në Zvicër, shkon në 47 numri i viktimave nga zjarr...
Qytetari nga Ferizaj gjen çantën me para e dokumente persona...
Vjedhje e rëndë në Drenas, grabitet kasaforta me armë, para ...