Kisha ortodokse serbe ka porositur se “përkrah rrugën evropiane të Serbisë”, porse shteti s’guxon të lejojë që për arritjen e këtij qëllimi “të flijojë Kosovën”, transmeton KosovaPress-i.
“Qëndrimi i kishës është i qartë dhe i mirënjohur: duam që Serbia të vazhdojë rrugën e vet evropiane dhe këtu ka përkrahjen tonë të plotë, por s’guxojmë të heqim dorë nga djepi i serbizimit, nga populli ynë që jeton atje, nga reliktet tona. S’guxojmë ta flijojmë Kosovën për Evropën, sepse ajo s’ka çmim”, u ka deklaruar gazetarëve patriarku serb Iirinej pas takimit me kryeministrin Aleksandar Vuçiq.
Ai ka shtuar se takimi ka qenë konstruktiv dhe se me kreun qeveritar serb janë marrë vesh që për gjithçka të merren vesh bashkë.
Kryeministri serb dhe anëtarë të kabinetit të tij kanë mbajtur sot një takim me patriarkun dhe priftërinj të tjerë serbë. Vuçiq, sipas raporteve, i ka njoftuar krerët fetarë “me të gjitha ndodhitë në 100 ditët e fundit – që nga tentimi që me rezolutë të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara serbët të shpallen komb gjen ocid, deri te raundi i fundit i bisedimeve në Bruksel”.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...