Lufta e Tretë Botërore është afër, zyrtarë nga Kina kanë paralajmëruar, ndërsa Koreja e Veriut përgatitet për një testim të ri të raketave, e presidenti amerikan Donald Trump është gati të ndërhyjë.
Janë rritur shqetësimet që Koreja e Veriut së shpejti mund të kryejë testin e gjashtë bërthamor apo të lansojë më shumë raketa në kundërshtim të sanksioneve të OKB-së, transmeton portali arbresh.info.
SHBA ka thënë ditëve të fundit që ka marrë fund politika e “durimit strategjik’.
Spekulime të tjera në rritje janë ato se Donald Trump, që ka urdhëruar bombardime në Siri e Afganistan, është duke u përgatitur për sulm në shtetin rebel para fundjavës.
Bombarduesit amerikanë janë vendosur në Guam dhe janë gati të sulmojnë posa të jepet urdhri.
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha se situata në Gadishullin Korean është duke shkuar në një rrugë të pakthyeshme, nëse nuk ka një ndryshim drastik të diplomacisë.
Ndërkohë Koreja e Veriut ka thënë se është gati për luftë nëse SHBA e Kina zgjedhin një gjë të tillë./Arbresh.info
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”