Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, pas vendimit të Gjykatës Kushtetese ka thënë se ky vendim tregoi se LDK kishte të drejtë gjatë gjithë kohës.
Ndërsa ka pohuar se Kosova kurrë nuk ka pasur shkelës më brutal, sistematik, me mungesë bazike të njohurive kushtetuese, të papërgjegjshëm e joetik se Lëvizja Vetëvendosje.
“Ka folur Gjykata Kushtetuese! Ne kishim të drejtë gjatë gjithë kohës! Albin Kurti, përmes Avni Deharit, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës në çdo seancë që nga 1 maji, kur na detyroi të votojmë për një komision sekret, duke na bërë të pamundur votimin pro/kundër/abstenim për kandidatin për kryetar të Kuvendit”.
“Shkurtimisht, qartë! Kosova nuk ka pasur kurrë një shkelës më brutal, sistematik, me mungesë themelore të njohurive kushtetuese (me gjasë të qëllimshme), të papërgjegjshme dhe joetike se Lëvizja Vetëvendosje, pa dallim”, shkroi ajo në Facebook.
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS