Gjatë aktiviteteve të rregullta në mbështetje të komuniteteve lokale, ekipet ndërlidhëse dhe monitoruese të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, ka gjetur një person me lëndim në kokë në afërsi të Krushës së vogël.
Sipas njoftimit, njësia ka ofruar ndihmë të menjëhershme dhe e ka transportuar të lënduarin në qendrën shëndetësore më të afërt.
Njoftimi i plotë:
Sot, një nga ekipet ndërlidhëse dhe monitoruese të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO, ka hasur në një person me lëndim në kokë në afërsi të Krushës së Vogël/Mala Krusha, gjatë një prej aktiviteteve të tij të rregullta në mbështetje të komuniteteve lokale. Njësia ka ofruar ndihmë të menjëhershme dhe e ka transportuar të lënduarin në qendrën shëndetësore më të afërt. Ata gjetën edhe familjen e tij dhe ia dorëzuan me sukses vëllait të tij./Arbresh.info/
Kurti në hapjen e Javës së Frankofonisë: Dialogu është më i ...
Enzo Fernandez i “mbyll derën” Real Madridit
Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të K...
Medon Berisha humb sezonin njofton Lecce
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u plagos so...
S’ndërlidhet me detyrën zyrtare, IPK: Policia në kërkim të t...