KFOR-i monitoron situatën në Bërnjak, serbët vazhdojnë protestën

12:46 | 28 Shtator 2021 | Vlora Selimi

Shiu nuk po i ndal, e nga zjarri i ndezur ka mbetur vetëm tymi.

Me çadra nëpër duar serbët e Mitrovicës Veriore vazhdojnë për të nëntën ditë më radhë që të protestojnë në Bërnjak.

Kamionët me zhavorr e rruga e bllokuar vazhdon edhe sot.

Ndryshim i vetëm nga ditët e më hershme të kësaj bllokade është monitorimi nga larg i ekipit të KFOR-it.

Kujtojmë se kjo gjendje e ka ardhur pas vendimit të Qeveris së Kosovës për reciprocitet me targa për veturat nga Serbia.

Kjo ka shkaktuar revoltë nga serbët e veriut të cilët tash e nëntë ditë kanë bllokuar dy pikat e kufirit në Jarinjë e Bernjak.

E pas kësaj situate kanë reaguar edhe ndërkombëtarët, duke bërë thirrje që Kosova e Serbia të ulen në tavolinën e diskutimit.

Ndryshe ekipet e KFOR-it, kanë dalë në dy pikat e kufirit për të monitoruar gjendjen pas ultimatum të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ky i fundit ka thënë se nëse nuk reagon KFOR-it nuk do të mbaj përgjegjësi për veprimet.

Komandanti i KFOR-it, të hënën ka takuar kryeministrin, Albin Kurti si dhe kryetarët e komunave të veriut për të gjetur një zgjidhje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara