KFOR-i heq automjetet e bllokuara në veri të vendit: Po rikthejmë lirinë e lëvizjes

11:41 | 3 Janar 2023
A Z

KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se janë duke punuar për t’i hequr disa automjete të bllokuara rrugëve të veriut, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi në Facebook, KFOR-i thotë se ka synim ta kthejë lirinë e lëvizjes, siç edhe e obligon mandati i marrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për t’i hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për ta rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale