KFOR-i ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit ka ndihmuar në shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit, me kërkesë të institucioneve të Kosovës përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.
Sipas njoftimit, ndihma e KFOR-it ka përfshirë si aktivitetet e vëzhgimit ashtu edhe ndërhyrjet direkte në terren.
Më 18 gusht në komunën e Gjakovës, ekuipazhi realizoi 12 hedhje uji brenda pesë orësh.
Më 11 gusht në komunën e Kamenicës, u ndërhy 11 herë gjatë një fluturimi gjashtëorësh.
Më 26 korrik në Mitrovicë, u kryen 18 operacione ajrore për shuarjen e zjarrit brenda katër orësh.
Më 25 korrik në Drenas, KFOR ndërhyri 39 herë gjatë një periudhe prej 20 orësh.
Në deklaratë theksohet se KFOR mbetet e gatshme, brenda mundësive dhe kapaciteteve të saj, të mbështesë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente në Kosovë.
KFOR thotë se vazhdon ta zbatojë mandatin e saj, për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, gjithmonë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre si përgjegjës për sigurinë./Arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...