Njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion të gjerë që nga mëngjesi i sotëm.
Gjatë këtij aksioni raportohet se rreth 13 policë nga komuniteti serb janë arrestuar, transmeton portali arbresh.info.
KFOR-i ka këtë mëngjes konfirmoi se operacionet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë janë duke u zhvilluar në tërë Kosovën dhe në kuadër të luftës kundër krimit.
“Operacioni i Policisë së Kosovës po zhvillohet me urdhër të Prokurorit në mbarë Kosovën, jo vetëm në veri dhe jo drejtuar kundër serbëve, por kundër atyre që akuzohen për korrupsion dhe krime”, tha zëdhënësi i KFOR Vincenzo Graso për Tanjug./Arbresh.info/
Diell dhe vranësira sot, temperaturat deri në 17°C
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...