Këto janë pesë pikat e mbledhjes së KQZ-së ku do bëhet certifikimi i kandidatëve

11:56 | 22 Janar 2021
A Z

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lëshuar një njoftim sa i përket mbledhjes e cila do të mbahet sot, e ku do të bëhet edhe certifikimi i kandidatëve.

KQZ me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në mbledhje janë pesë pika të rendit të ditës.

Ky është rendi i ditës:

Hyrje – Znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

Raport i Këshillave të KQZ-së

Këshilli për Çështje Ligjore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i udhëzuesit për Komisionin Komunal të Zgjedhjeve për identifikimin e votuesve në vendvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 2021.

Aktivitetet e ZRPPC-së:

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhguesve.

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

Të ndryshme;.

Të ngjashme