Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot nis faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në territorin e komunës.
Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës dhe kompanisë kontraktuese dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë në javë me mot stabil dhe pa reshje , për arsye se reshjet e ulin dukshëm efektin e dezinsektimit.
Komuna njofton se në rast të reshjeve të shiut , puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim kur kushtet atmosferike janë të favorshme.
Duke u bazuar në këto të dhëna, edhe këtë herë do të dezinsektohet sipërfaqja prej 6200 hektarë , duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.
Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të më poshtme nëpër lagje e caktuara.
04.08.2018: PARKU I QYTETIT, AKTASH, QYTETEZA PEJTON, QENDRA E QYTETIT, LAGJA E MUHAXHEREVE, VELLUSHE (BLLOQET -SHTEPIA E PLEQEVE), TOPHANE
05.08.2018: DARDANIA, LAKRISHTE, ARBERIA, SHKABAJ, ULPIANA, ZONA INDUSTRIALE, KAZERMA ADEM JASHARI
06.08.2018: PRISHTINA E RE (VETERNIK, QENDRESA, LAGJA NIC), KODRA E TRIMAVE DHE VNESHTAT
07.08.2018: BREGU I DJELLIT, LAGJA E SPITALIT, KALABRIA, KOLOVICE dhe KOLOVICË E RE
08.08.2018: TASLIXHE, VELANI, GËRMI, MAT, SOFALI, TAUKBASHQE
09.08.2018: HAJVALI, BARILEVË, PRUGOVC, BËRNICË E EPERME DHE BERNICE E POSHTME, BESI, BARDHOSH, , TENESHDOLL E VRANIDOLL
Bashkpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi.
Andaj Komuna lut të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm.
Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura , që mos të futen insektet brenda dhe kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.Monitorimi i këtijë aktiviteti nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm , dhe në bashkëpunim me qytetarët do të japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...
E rëndë në Durrës, babi ther me thikë vajzën e tij
Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore