Këto janë dëmet që zjarri i shkaktoi tek Viva Fresh Store në Shtime (Video)

21:23 | 8 Janar 2017
M. A.

Flaka e mori mesditën e së dielës, një pjesë të Viva Fresh Store, në qendër të Shtimes. Për të shuar atë u deshtë intervenimi i zjarrfikëseve.

Nga flakët që përfshiu objektin, goxha në rrezik ishin edhe punëtorët e kësaj qendre.

Pas intervenimit, zjarri u lokalizuar dhe nuk pati rrezik për banorët që jetojnë për rreth objektit.

Për ta kuptuar shkakun e zjarrit në vendngjarje dolën edhe hetuesit.

Zëvendës drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, bëri me dije përmes telefonit se janë intervistuar disa nga punëtorët që ishin në orar në kohën kur shpërtheu zjarri, porse të dyshuar nuk ka.

Shpërndaje në rrjete sociale