Ministria e Tregtisë dhe Industrisë parasheh një sërë masash për rregullimin e turizmit këtë vit duke filluar nga përfundimi i Draft-Ligjit të ri për turizmin i cili parasheh rregullimin e gjithë fushë veprimtarisë së turizmit në Kosovë.
Mervan Rexhepi, këshilltar politik i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë për arbresh.info se ministri Shala i ka dhënë hapësirë të veçantë zhvillimit të turizmit dhe se janë në përfundim të Draft-Ligjit të ri për turizmin i cili pritet të shkojë në Qeveri dhe Kuvend.
“Duke ditur që turizmi është një sektor i rëndësishëm për zhvillimin e vendit ministri Shala ka vu theks të veçantë turizmit me marrjen e mandatit qeveritar. Fillimisht jemi në përfundim të Draft-Ligjit të ri për turizmin i cili shumë shpejt do të kalojë edhe në instanca më të larta në Qeveri dhe në Kuvend ku parasheh rregullimin e gjithë fushë veprimtarisë së turizmit në Kosovë”, ka thënë Rexhepi.
Ai ka treguar se cilat vende të Republikës së Kosovës frekuentohen më së shumti.
“Sa i përket turizmit frekuentimi i turistëve është në Prishtinë diku rreth 60% meqë është jeta e natës këtu, pastaj kemi zhvillim të turizmit natyror ku zakonisht tour operatorët ofrojnë pako turistike në vendet malore siç është vija Dinarika, Rugovë, pastaj vijat ndërkufitare që lidhen me Shqipërinë, Valbonën, Malin e Zi”, ka thënë ai.
Sipas Rexhepit Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për këtë vit ka paraparë një sërë objektivash për zhvillimin e turizmit.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë objektivat për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm për këtë vit ka paraparë Hartimin e Strategjisë Kombëtare të Turizmit, kompletimi i kornizës ligjore pas miratimit të ligjit për turizëm, bashkëpunimi rajonal për promovim të turizmit do të thotë projektet për zhvillim të turizmit ndërkufitar dhe ofrimi i pakove të përbashkëta me shtetet e rajonit për promovim të turizmit. Ne gjatë muajve që lamë pas kemi iniciua marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë Malin e Zi, Turqinë dhe Maqedoninë ndërkaq kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Japoninë e cila parasheh shkëmbimin e përvojave turistike dhe rritjen dhe tërheqjen e turistëve në Republikën e Kosovës”, është shprehur Rexhepi.
Ai ka thënë se me rregullimin e ligjit parashihen gjitha fushë veprimtaritë sa i përket turizmit.
Tutje Rexhepi për arbresh.info ka treguar se janë përqendruar tek rregullimi i infrastrukturës në zonën e Mirushës.
“Ne e kemi përqendrimin te zona e Mirushës atje do të rregullohet infrastruktura për kompanitë që operojnë atje dhe kështu me radhë”, ka Rexhepi.
Ai po ashtu ka treguar se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka filluar me sensibilizimin për kategorizimin e hoteleve me yje dhe në rast shkelje ato do të dënohen me ligj.
“Gjatë kësaj periudhe kemi filluar për sensibilizimin për kategorizimin e hoteleve me yje do të thotë jemi në vazhdim e sipër për heqjen e yjeve ilegale është një kampanjë vetëdijësuese ku jemi tu kategorizuar hotelet. Dënimi ,mund të parashihet me ligj”, ka treguar ai./arbresh.info/R.Rexhepi/
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...