Policia e Kosovës ka prezantuar “Patrullën inteligjente”, pajisje këto të cilat do të identifikojnë shpejtësinë, mjetet e paregjistruara, personat të cilët janë në kërkim dhe kundërvajtje të tjera në trafikun rrugor.
Përmes këtyre pajisjeve do të mundësohet shqiptimi i gjobave në mënyrë digjitale. Forcat e rendit në Kosovë do të fillojnë prej sot përdorimin e këtyre pajisjeve por ndaljet nga policia në trafik do të vazhdojnë deri kur teknologjia të lidhet në tërësi me databazën, shkruan arbresh.info
Postimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot më datë 02. Gusht.2022, Policia e Kosovës përmes konferencës për media ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Samedin Mehmeti si dhe Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Nënkolonel Jeton Rexhepi u prezentua projekti më i ri, me paisjet më të reja “Patrulla Inteligjente” që do t’i ketë nën funksion dhe posedim Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës, me anë të implementimit të këtij projekti do të ngrit kapacitetet operative, profesionale dhe teknologjike, ku përmes tyre synohet të ngritet siguria në shumë aspekte por me theks të veçantë siguria rrugore.
Video linkun në vijim sqaron detajet rreth fushëveprimit të pajisjeve teknologjike. /arbresh.info/

Mungesa e buxhetit vështirëson funksionimin e “Down Sy...
Çeku: 1.3 milion euro për rinovimin e Teatrit ODA
Aeroplanmbajtësja më e avancuar luftarake e ushtrisë amerika...
Ndeshja Kosovë – Zvicër/FFK tregon se kur ushtrojnë “Dardanë...
Rama pas ndeshjes me Anglinë: Skuadra jonë meriton mirëmjohj...
Ndizen qirinj në Prishtinë, në përkujtim të viktimave të tra...