Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar sot serbin nga Shtërpca, Cvetko Vejlkoviq, këshilltar të tij politik dhe udhëheqës të zyrës për Komunitete.
Veljkoviq u emërua në këtë pozitë pas dorëheqjes së Nenad Rashiqit, të cilit iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Cvetkoviq, duket se ka simpati për kriminelin serb të luftës, Radko Mladiq. Ai në profilin e tij ka shpërndarë edhe lajme që kontestojnë pavarësinë e Kosovës dhe shprehin haptaz kundërshtimin për intervenimin e NATO-s.
Cvetko Vejlkoviq do të jetë nga sot punëtor në qeverinë e Kosovës. Ai aty do të shërbej si këshilltar i kryeministrit Kurti, si dhe udhëheqës i zyrës për Komunitete, shkruan lajmi.net.
Në vitin 2014, Cvetkoviq shpërndante këngë heroizuese për kriminelin serb të luftës, Radko Mlladiq.
Ky i fundit është i dënuar me burgim të përjetshëm për 10 akuza për krime lufte, gjenocid e krime kundër njerëzimit.
Kënga të cilët e ka shpëndarë Cvetkoviq, ishte publikuar nga një rrjet i “këngëve patriotike serbe” në Youtube. E njëjta titullohet “Radko Mlladiq – Po më gjykojnë”.
Cvetkoqiv në profilin e tij shpërndanë këngë heroizuese për Radko Mlladiqin.
Përveç kësaj, Cvetkoviq në Facebook shpërndante edhe lajme që kanë të bëjnë me mohimin e shtetësisë së Kosovës, në të cilat citohen fjalët e një ish-politikani gjerman.
Ky i fundit, në lajmin të cilin e shpëndante Cvetkoviq, thoshte se Gjermania nuk është dashur ta njihte kurrë Kosovën, dhe kundërshtonte hapur intervenimin e NATO-s në Kosovë.
Ndryshe, Cvetkoviq në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë ishte kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ai nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për ulëse në Parlament. Cvetkoviq garonte me koalicionin “Liria” të Nenad Rashiqit.
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...