Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit në detyrë, ka bërë një status mjaft problematik e konspirativ në profilin e tij në Facebook ku në mënyrë të qartë kërcënon Gjykatën Kushtetuese e cila këto ditë pritet të dalë me vendimin për dekretin e Presidentit Thaçi.
Hoxha nga Shqipëria në këtë status fillimisht ka sulmuar politikisht presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën duke thënë se “këta nuk kanë të ardhme në politikë” dhe se për këtë arsye po mbështesin njëri-tjetrin.
Më tej, ai ka thënë se këta të dy “e kanë futur në qorrsokak Gjykatën Kushtetuese duke i dhënë të zgjidhë një katrahurë klike aty ku gjithçka që ka të bëjë me rendin kushtetuese për këtë situatë është krejt e qartë në Kushtetutë.”
Një fjali e tillë natyrisht që paragjykon verdiktin e Gjykatës Kushtetuese por edhe punën e paanshme të këtij institucioni, shkruan Periskopi.
Por, për ta çuar presionin dhe kërcënimin më tej, ai përkujdeset me anë të fjalisë së fundit në të cilin thotë se “Të dy (Thaçi-Mustafa) po përpiqen të tërheqin institucionet në katastrofën e tyre personale.”
Kjo nënkupton haptas se nëse Gjykata Kushtetuese vendos që në Republikën e Kosovës nuk i takon vetëm partisë së parë e drejta ekskluzive për formimin e qeverisë, atëherë ajo do të sulmohej politikisht nga ana e kësaj partie.
Nuk dihet se me çfarë punësh në Qeveri merret këshilltari politik në fjalë.
Statusi i plotë:
Sipas Kushtetutës, Presidentit i takonte tëmos vononte shpërndarjen e Kuvendit, pas mocionit të mosbesimit. Saktësisht pas mocionit të mosbesimit, neni 82 pika 2, aty ku nuk flitet për votim të Kuvendit për shpërndarjen e vetvetes. Kuvendi ka votuar suksesshëm mosbesimin e qeverisë. Deputetët, si dhe ata që i nxitën ta bëjnë një gjë të tillë, duhej ta kishin menduar më parë.
Populli e mirëkupton Presidentin. Është kohë pandemie, kështu që nuk mund të bëhen zgjedhje menjëherë. Ndaj dhe mund të pritet, përderisa qeveria konsiderohet në dorëheqje, pra qeveri në detyrë, ajo mund të kryejë të gjitha funksionet deri në zgjedhje. Shembull i vonesws: qeveria Haradinaj që ishte rrëzuar pas dorëheqjes së kryeministrit të saj, qëndroi deri në zgjedhje, edhe pse nuk ishim në gjendje pandemie. Nuk e dimë pse ka kaq ngut Presidenti nëse jo ndonjë plan me shkëmbim territoresh.
Presidenti nuk e kupton Kushtetutën, ndaj dhe kërkon mandatar tjetër prej forcës së parë. Pra ngatërron situatën post-zgjedhore kur nuk ka ende qeveri, me atë post-mocion kundër qeverisë. Nuk mund ta mirëkuptojmë në këtë pikë Presidentin
Për këtë gjë, në ndihmë të Presidentit për mocionin, ashtu si në shpalljen prej tij të gjendjes së jashtëzakonshme, po ashtu si në zgjedhjen e tij President, erdhi Isa Mustafa. Ky i fundit ka gjëra të përbashkët me Presidentin. Nuk është i zgjedhur nga populli, dhe e përjashton popullin nga e drejta për zgjedhje. Ai thotë se çështja i takon Kuvendit dhe jo qytetarëve.
Të dy, edhe Presidenti edhe kryetari i LDK-së, bëjnë dhe një tjetër përpjekje së bashku. Ata reduktojnë aftësitë rregulluese të Kushtetutës duke ia hequr një nen, nenin 82. Të dy, përfitojnë nga pandemia për të realizuar lojërat e tyre. Të dy e dinë se nuk kanë më asnjë të ardhme në politikë nëse nuk e mbështesin njëri-tjetrin. Të dy e kanë futur në qorrsokak Gjykatën Kushtetuese duke i dhënë të zgjidhë një katrahurë klike aty ku gjithçka që ka të bëjë me rendin kushtetues për këtë situatë është krejt e qartë në Kushtetutë.
Të dy po përpiqen të tërheqin institucionet në katastrofën e tyre personale.
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...