Familjarë, miq dhe qindra qytetarë tjerë ishin mbledhur sot para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë për të protestuar për zbardhjen e vrasjes dhe gjetjen e eshtrave të veprimtarit Remzi Hoxhës, transmeton arbresh.info.

Protestuesit se bashku me familjaret marshuan në Prishtinë duke filluar nga sheshi “Skënderbeu” drejt Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Mirëpo, kjo e fundit i kishte mbyllur dyert dhe se ambasadori Qemal Minxhozi nuk ndodhej aty. Për të biseduar me protestuesit doli asistentja e tij, e cila tha se nuk është kompetente për të folur rreth kësaj, por që ajo mori një kërkese nga familjarët për t’ia përcjellë ambasadorit.

Djali i veprimtarit Remzi Hoxha, Ardian Hoxha para protestuesve tha se:“Kërkesa jonë është ajo që kemi pas para 20 vitesh, të gjejmë eshtrat e babait tim. Është dëshmuar edhe nga gjyqi, pas 17 vitesh, që babin tim e kanë vrarë dhe e kanë zhdukur këta persona: Bashkim Gazidedën, Armend Sergjinit dhe Ilir Kubaros. Edhe pse ne e kemi ditë që nga ditët e para që këta kanë qenë personat që e kanë zhdukë e kanë torturuar dhe e kanë vra, na është dashtë 17 vite që të presim që kjo gjë të vërtetohet në gjykatën e Shqipërisë”,tha Hoxha.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, Kyrenistrit Edi Rama dhe Parlamentit shqiptarë që të punojnë më shumë urgjencë që të zbardhet ky rast një herë e përgjithmonë sepse siç thotë Ardiani, Edi Rama ka fuqi të mjaftueshme ti kap këta kriminel dhe ti hiqet një njollë e zezë Shqipërisë.
“Jemi me shpresë, presim që drejtësia të vie në vend, t’i gjejë eshtrat e babait tim dhe edhe ne si familje por edhe gjithë bashkëveprimtarët e babait tim të qetësohet shpirtërisht , t’ia bëjmë një varr ashtu siç e meriton dhe Shqipërisë ti hiqet një njollë shumë e madhe dhe e zezë ”, tha Ardian Hoxha.
Ndërsa, Vëllai i Ramiz Hoxhes, Nexhmedin Hoxha zyrtarisht i’a dorëzoi kërkesën në emër të familjes Hoxha, Ambasadës së Shqipërisë, duke ju thënë që presim reagimin e tyre të menjëhershëm.
Arbresh.info ju sjell kërkesën e plotë:

Për këtë, ditë më parë ka nisur edhe nënshkrimi i peticionit publik, në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup drejtuar institucioneve shtetërore të Tiranës zyrtare për ndëshkimin e vrasësve të tij. Deri më tani kanë mbledhur rreth 10 mijë nënshkrime dhe iu duhen vetëm edhe pesë mijë për ta përcjell pastaj këtë peticion në zyrën e kryeministrit.
Pas protestave të ditës së djeshme në Shkup dhe protestës së sotme në Prishtinë, këta familjarë kanë organizuar edhe një protestë në Tiranë e cila do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 14:00.
Përndryshe, Remzi Hoxha, u mor peng nga SHIK-u i udhëhequr nga Bashkim Gazidede në tetor të vitit 1995 dhe siç është provuar nga një proces gjyqësor në Tiranë, u vra dhe u zhduk kufoma prej disa drejtuesve të këtij institucioni./ Arbresh.info
Ndërsa më poshtë janë foto të bëra sot nga protesta e mbajtur në Prishtinë:


Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh