Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Por, avokati që po e mbron Haradinajn tha se kjo gjykatë nuk ka juridiksion ndaj akuzave për të cilat po akuzohet Haradinaj. Sipas tij, ky është një tribunal për krime lufte dhe jo për çfarë akuzohet Haradinaj.
“Klienti im nuk është akuzuar për krime lufte, ky është një tribunal për krime lufte dhe klineti im nuk është akuzuar për krime lufte. Kjo gjykatë nuk ka juridiksion ndaj këtyre akuzave”, tha avokati i tij
Ai kërkoi që Haradinajn ta lirojnë nga paraburgimi, sipas kushteve që i vendos gjykata./arrbesh.info/
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...