Në Kosovë është duke u kërkuar nga përfaqësues të ndryshëm politikë bërja e një ligji për rregullimin e medieve online, raporton KTV.
Kjo për shkak të problemeve të shumta në këtë fushë. Duke u nisur nga mos respektimi i të drejtave të autorit e deri te standardet profesionale, është krijuar nevoja e vetërregullimit të kësaj fushe.
Ekspertja ndërkombëtare për rregullimin e medieve, Adeline Hulin, thotë se duhet shmangur rregullimin ligjor.
Gazetari Artan Mustafa, tha se mediet duhet të vetërregullohen gjithmonë duke u nisur nga mbrojtja e parimeve profesionale. Problemi kryesor, krahas shumë problemeve të tjera në fushën e medieve online, është edhe mosrespektimi i të drejtave të autorit.
Numri i madh i medieve elektronike në Kosovë ka krijuar një treg jo fort të qëndrueshëm.
Mediet e fuqishme dëmtohen vazhdimisht nga vjedhja e lajmeve nga portale të ndryshme, duke mos respektuar të drejtën e autorit.
Deri në këtë fazë me mediet online dhe rastet e tyre është marrë vetëm Këshilli i Medieve të Shkruara.
Dyshohet për mashtrim me 42 prona, vlera arrin rreth 3 milio...
Përurohet ura e re në Pejë, Muhaxheri: Do të lehtësojë qarku...
Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’j...
Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm: 12 skuadrat që kan...
Policia e Kosovës parandalon tri raste të garave ilegale, se...
Macron: Evropa nuk do të marrë pjesë në “operacionet e paqar...