Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot me Kryetarë të degëve, thotë se ka diskutuar rreth mos pagesave për disa muaj të pensioneve për veteranët e luftës dhe pas shumë diskutimeve kanë marrë disa vendime.
Ata kanë vendosur që të pritet edhe këtë javë për shkak të procedurave ligjore, në mënyrë që pagesa e pensioneve të kryhet.
“Të thirret protestë për të martën me datën 14 nëntor ora 12:oo para institucioneve të vendit, ku me këtë rast do t’i ftojmë veteranët e luftës që sa më masovikisht të dalin në protestë për t’i realizuar të drejtat e tyre ligjore”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ata kanë ftuar institucionet e vendit, që ta marrin seriozisht shqetësimin e tyre, sepse theksojnë se janë të detyruar të veprojnë dhe situata mund të del jashtë kontrollit.
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...