Dje ambasadori britanik kishte vizituar Manastirin e Deçanit ku në rrjetin social kishte postuar një foto me Igumenin Sava Janjiç.
Foto shoqërohet me komentin e ambasadorit: “Gjithmonë e mirë për të takuar me shokët e vjetër.”

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e qytetarëve.
Sipas burimeve të portalit Arbresh.info ambasadori Ruairi O’Connell për këtë gjë është kërcënuar. Ky kërcenim të njëjtit i ka ardhur nëpërmjet rrjetit social Facebook: “Duhet të ktheheni në arkivol në Angli” është shprehur kërcënuesi.
Po ashtu sipas burimeve të Arbresh.info ambasadori O’Connell ka paraqitur rastin në policinë e Kosovës si kanosje dhe tani këta të fundit janë duke u marrë me rastin.
Portali Arbresh.info ka provuar ta kontaktoi ambasadën e Anglisë në Kosovë por një gjë e tillë ka qenë e pamundur./Arbresh.info/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...