Për nder të 4 korrikut – 246 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar aktivitetin e radhës.
Agim Rexhepi, nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, tha se ky është aktiviteti i 18-të me radhë që organizohet për nder të 4 korrikut dhe se ka për qëllim të tregojë mirënjohjen ndaj ShBA-së.
“Ne i inspirojmë të rinjtë që të veprojnë në drejtim të respektimit të shtetasve dhe ShBA-së për të gjithë ata që kanë bërë për popullin e Kosovës e popullin shqiptar. Është aktiviteti i 18-të, me qëllim që t’i tregojmë ShBA-së që populli i Kosovës është falënderues. Ne jemi mirënjohës dhe të vetëdijshëm për atë që ky shtet bërë në momente të caktuara”, deklaroi Rexhepi.
Më poshtë ju sjellim fotografi nga kjo ngjarje të realizuara nga Ruzhdi Pacolli:


Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...