Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe drejtorin e Qendrës Inovative të Kosovës, Uranik Begu.
Në takim u bisedua për rëndësinë e organizimit të “Javës Globale të Ndërmarrësisë”, nikoqir i së cilës është Qendra Inovative e Kosovës në mbështetje të Ambasadës Amerikane, USAID-it dhe Ambasadës së Suedisë.
Kelmendi shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës në mbështetje të vazhdueshme për organizime të tilla, duke theksuar se po punohet që investitorët e rinj të jenë gjeneratorë të vetëpunësimit dhe punësimit të të tjerëve, por edhe të shtojnë vlerat e ekonomisë së Kosovës përmes avancimit të teknologjisë së re e cila është duke u aplikuar në masë të madhe në Kosovë.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi dhe kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, biseduan për avancimin e marrëdhënieve në fushën e zgjidhjes së çështjeve për biznesin kosovar.
Zëvendëskryeministri njoftoi për përgatitjen e pakos së dytë fiskale, e cila do të jetë në funksion të zgjidhjes së çështjeve të bizneseve që janë pjesë e asociacioneve ekonomike dhe Odës Ekonomike Amerikane.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK