Me asistencë të Njësisë Speciale të Policisë, punëtorët e KEDS-it, të premten destinacion patën Gjakovën.
Ata ndërmorën aksion ndaj disa bizneseve të cilat dyshoheshin për keqpërdorim të energjisë elektrike.
Ekipet e KEDS-it, pas kontrolleve në dy vende, nuk hasën në keqpërdorues të energjisë elektrike, edhe pse gjatë aksionit kishte përplasje verbale mes tyre dhe pronarëve të bizneseve, raporton Rtk.
Por pas inspektimit në një autolarje, punëtorët e KEDS-it vërejtën se energjia elektrike po keqpërdorej.
Ndaj këtyre personave merren masat sipas procedurave ligjore.
Aksionet e tilla po zhvillohen për të parandaluar çdo keqpërdorim të rrymës, meqë Kosova në anën tjetër është duke u përballur me krizë energjetike.
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...