Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri është përplasur në Kuvend me shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin.
Ata e kanë akuzuar partinë e njëri-tjetrit për lidhje partiake me Devollët, teksa po diskutohej projektligji që ua kufizon Devollëve fitimet dhe monopolin nga homologimi i veturave.
Tahiri ka thënë se është e dokumentuar se vetë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti financohen nga Devollët.
“Nëse për një parti politike është e dokumentuar që financohen nga Devollët… Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë një subjekt politik dhe një lider që financohen nga Devollët”, ka thënë Tahiri.
Në replikë, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, ia ka kujtuar Tahirin kohën kur Adem Grabovci në përgjimet e publikuara të “Prontos”, dëgjohej duke i kërkuar Shkëlqim Devolit që “t’ia lagte fytin”.
“Veç po ta kujtoj, kujt iu pat tha fyti si parti politike. Mos se s’ju beson kush…. Njëra prej tyre është kjo e fytit, por jo e vetmja”, ka thënë Selimi./arbresh.info/
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...