Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga “Transparency International”
Arben Kelmendi nga KDI, ka thënë se Kosova ka shënuar progres të lehtë dhe është vlerësuar me gjithsej 39 pikë.
Teksa ka folur për këto rezultate, ai u shpreh se Mali i Zi mbetet lider, ndërsa Kosova radhitet e dyta.
“Vlerësimi ka përfshirë 180 shtete përfshirë edhe Kosovën. Kosova ka shënuar progres të lehtë dhe është vlerësuar me gjithsej 39 pikë. Tri shtete kanë shënuar progres dhe një shtet ka shënuar regres. Kosova ka shënuar progres prej 3 pikësh. E kemi edhe Malin e Zi që ka shënuar pikë më shumë. Kosova përveç progresit prej 3 pikëve ka shënuar progres ndër vite me 5 pikë”, ka thënë ai.
Kosova radhitet e dyta në rajon sa i përekt luftës kundër korrupsionit.
“Mali i zi mbete lider në luftimin kundër korrupsionit, Kosova e dyta. Progresi i Kosovës i atribuohet zhvillimeve demokratike. Kemi vlerësim pozitiv për zhvillime demokratike. Këtë po e mbështesim edhe me zhvillimet e fundit të qeverisjes, ku kemi parë se ka kaluar strategjia për burim të ligjit. Të gjitha këto zhvillime del se Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit. Përkundër progresit ka shumë punë për t’u bërë. Globalisht vërehet një shtangnim në fushën e korrupsionit. Ne si KDI bëjmë thirrje që të shohim progres në luftimin e korrupsionit. Ne kërkojmë të rritet transparenca dhe llogaridhënia. Kërkojmë ndryshimin e ligjit për ndërmarrje publike”, ka thënë Kelmendi/arbresh.info
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada