Katër të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të vendimit të qeverisë

10:43 | 9 Gusht 2020
A Z

Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të caktuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit mirëpo, jo të gjithë qytetarët po i respektojnë këto vendime.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar katër persona pasi që nuk respektuan vendimin e qeverisë./arbresh.info/

Më poshtë ju sjellim të dyja rastet në mënyrë të detajuar:

Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë:

  • Gjakovë 08.08.2020 – 21:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është hasur në lokal në të cilin kishte qenë duke u mbajtur një aheng familjar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
  • Rahovec 08.08.2020 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është hasur në lokal në të cilin kishin qenë të pranishëm disa persona të cilët kishin vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me virusin Covid-19. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
  • Gjakovë 08.08.2020 – 22:206. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në lokalin e të cilit kishin qenë të pranishëm disa persona.Nga inspektorët komunal është bërë procesverbal për mosrespektim të vendimit të Qeverisë lidhur me virusin Covid- 19, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
  • Gjakovë 08.08.2020 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte organizuar aheng familjar në të cilin kishin qenë disa persona ku kështu kishte vepruar kundër  vendimit të Qeverisë lidhur me virusin Covid – 19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale