Katër raste të reja në veri të Kosovës, një ka vdekur dhe shtatë janë shëruar

09:00 | 20 Prill 2020
M. A.

Në 24 orët e fundit në veri të Kosovës janë regjistruar edhe katër raste të reja të koronavirusit, dersia shtatë persona të sëmurë nga COVID-19 janë shëruar, dhe njëri ka vdekur, ka kumtuar i ashtuquajturi Shtabi për Situata Emergjente në Mitrovicën e Veriut.

Në veri të Kosovës edhe katër persona janë infektuar me koronavirus – prej tyre dy nga Zubin Potoku dhe dy nga Leposaviqi, kështu numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në mjediset me shumicë serbe të banorëve në Kosovë tani është 80, e prej tyre: në Mitrovicën e Veriut janë regjistruar 31 raste (një person ka vdekur, dhe 8 janë shëruar), në Zveçan janë 19 të sëmurë prej të cilëve deri tani 10 janë shëruar, në Zubin Potok janë regjistruar 19 raste dhe në Leposaviq 11 raste (prej të cilëve dy persona kanë vdekur).

Shpërndaje në rrjete sociale