Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në Sllatinë.
Këto informata i dha për arbresh.info zëdhënësja e policisë, Luljeta Mehmeti.
“Nga të dhënat e para që kemi nga terreni, mund të konfirmojmë se sot më datë 16.01.2023 rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë ( Sllatinë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore. Si pasoj e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin”, tha ajo./arbresh.info/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...