Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të Katarit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Hashim Ibrahim Al-Sada, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Haradinaj e falënderoi për përkrahjen që shteti i Katarit i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme që nga pavarësia dhe shtetndërtimi.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri e njoftoi ambasadorin Al-Sada për angazhimin e Qeverisë në forcimin dhe konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit të Kosovës si dhe për zhvillimet dhe proceset që lidhen me agjendën euroatlantike me synim anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe në BE.
Po ashtu, kryeministri shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik.
Nga ana e tij, ambasadori Hashim Ibrahim Al-Sada e ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke përcjell edhe urimet e Kryeministrit të shtetit të Katarit.
Ambasadori Al-Sada theksoi gatishmërinë e Katarit se do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat, përfshirë përkrahjen për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare./arbresh.info/
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...