Shtetasi kosovar Ferid Toska, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur dhe ndaluar sot në pikën kufitare të Morinës.
Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit shqiptar, e cila sqaron se ndalimi është bërë në Pikën e kalimit Kufitar Morinë, në hyrje, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve për në hyrje në Shqipëri.
Nga ky verifikim është kapur shtetasi kosovar Ferid Toska, 48 vjeç nga qyteti i Pejës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga organet e Drejtësisë N.C.B Romë Itali, për veprat penale “Vjedhje me dhunë “ dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Gjithashtu policia njofton se po në Pikën e kalimit Kufitar Morinë, në hyrje, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve për në hyrje në Shqipëri, u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Skënder Driza, 45 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata Catanzari/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit nr. 157/05 RMC, datë 02.11.2005, e ka dënuar me 20 vjet burg, për “Shfrytëzim prostitucioni” e “Bashkëpunim në organizatë kriminale”./Arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...