Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga Dr. Aida Rexhepi, kryesuese e Bordit Drejtues, Dr. Agreta Gashi, anëtare e Bordit dhe Dr. Narqize Arënliu- Hoxhaj, ka vizituar të premtën, Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në takim me drejtoreshën e klinikës, Shkëndije Nuza dhe stafin e kësaj klinike, Ministri është informuar me punën që po bën kjo klinikë për të kryer shërbimet diagnostike radiologjike, jo vetëm për pacientët që janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së, por në gjithë Kosovën.
Zgjerimi i kapaciteteve të shërbimeve diagnostikuese të cilat janë në fazën e fundit të funksionalizimit do të plotësojnë gamën e shërbimeve diagnostikuese dhe lehtësojnë pritjet për shërbim të mbingarkuar në veçanti për shërbimin e Rezonancës Magnetike.
Rezonanca Magnetike në Spitalin Pedriatik në QKUK, dhe në Spitalin Regjional në Peje janë në fazën përfundimtare të funksionalizimit kurse në vitin 2023 është në planifikim edhe funksionalizimi i Rezonancës Magnetike në Spitalin Regjional në Prizren.
Zgjerimi i kapaciteteve të shërbimit do të ndikojë dukshem në uljën e listave të pritjes për këto shërbime.
Ministri Vitia njekohesisht falënderoi gjithë stafin e kësaj klinike për kontributin e jashtëzakonshëm, duke theksuar se shifrat e larta të punëve të kryera flasin për punën e mirë që ka bërë stafi i kësaj klinike. /arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen