Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë urime nga kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, për rizgjedhjen dhe fillimin e mandatit të tretë në krye të qeverisë.
Sot, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, së bashku me zëvendësambasadorin Christian Böttcher, vizituan kryeministrin Kurti për t’i dorëzuar letrën zyrtare të urimit nga kancelari Merz.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë njofton se në mesazhin e tij, kancelari gjerman shprehet se pret me padurim të punojë ngushtë me qeverinë Kurti për të thelluar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit tw Ambasadws Kancelari ka theksuar rëndësinë e sfidave që Kosova përballet dhe shpreh besimin se përvoja e kryeministrit do të kontribuojë në avancimin e integrimeve euroatlantike të vendit, përfshirë edhe progresin në dialogun e normalizimit me Serbinë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Qeveria juaj përballet me detyra sfiduese përpara. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për avancimin e integrimeve euroatlantike të Kosovës. Kjo përfshin përparimin e mëtejshëm në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE me Serbinë. Të jeni të sigurt se, në Gjermani, Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në krah të saj për këto përpjekje,” citohet në letrën e kancelarit.
Gjatë takimit, ambasadori Rudolph dhe zëvendësambasadori Böttcher diskutuan gjithashtu hapat konkretë për të avancuar bashkëpunimin dypalësh në fushat e ekonomisë dhe sigurisë, duke synuar të sjellin marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në një nivel më të lartë.
Rikthehet Drita, Liridon Balaj barazon rezultatin
Arsyeja e pabuesushme, ja pse Bjellorusia nuk mori pjesë në ...
Grenell poston fjalën e presidentit Trump: Për çdo problem m...
Drita shënon ndaj Celjes, Blerim Krasniqi ngushton epërsinë
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...
Milot Avdyli protagonist, Celje e mbyll me dy gola epërsinë ...