Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi ka pritur Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk.
Zëvendësministri Selimi e ka njoftuar ambasadorin kanadez për situatën aktuale në Kosovë si dhe për përpjekjet e institucioneve të vendit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë edhe agjencitë e OKB-së.
Nga ana tjetër, ambasadori Maksymiuk ia ka konfirmuar zëvendësministrit Selimi përkrahjen e shtetit kanadez në proceset integruese të Kosovës. Ai posaçërisht nënvizoi punën pozitive që po bën MPJ e Kosovës në fushatën për anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale dhe inkurajoi zëvendësministrin Selimi për të vazhduar me këtë qasje pozitive.
Zëvendësshefi i diplomacisë kosovare dhe ambasadori Maksymiuk kanë biseduar edhe për krijimin e kushteve për kompanitë kanadeze që janë të interesuara për të investuar në Kosovë në sektorin e minierave.
E kryer, Malen do t’i bashkohet Romës
Zelensky: Gjendja në Ukrainë është serioze
Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në ag...
Osmani, Sorensonit: Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit...
Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e ...
Rrahmani: Interi është një nga kundërshtarët më të vështirë ...